Nga e hëna, 6 Qershor 2022 do të vendoset në përdorim leja e re e qarkullimit të automjeteve.

 

Leja e re nuk do të ketë as vulë kolaudimi dhe as afat skadence. Në dokumentin aktual nëse këto elementë mungojnë ai është i pavlefshëm.

 

Leja e re e qarkullimit do të unifikojë të dhënat me certifikatën e pronësisë së mjetit dhe do të eleminojë nevojën për pajisje me leje ndërkombëtare.

 

Ajo përmban disa elementë të sigurisë dhe eleminon mundësinë e manipulimit të të dhënave.

 

 

Leja e re do të kushtojë 2100 lekë ose 40% më pak se e vjetra.

 

Drejtuesit e mjeteve që kanë leje drejtimi të vlefshme nuk e kanë të detyrueshme pajisjen me lejen e re.

 

 

Më poshtë gjeni ndryshimet që do të sjellë leja e re e qarkullimit sipas Drejtorisë së Përgjithshme të SHërbimeve të Transportit Rrugor:

 

 Nga e Hëna, 6 Qershor, Leja e re e Qarkullimit të Mjetit! AVANTAZHET direkte për qytetarët:– Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!– Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!– Leja e re nuk ka afat skadence!– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!-Çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrime të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/dëmtim, ndryshime konstruktive, e shërbime të tjera, dhe do të pajisen me Lejen e re të Qarkullimit, do t’u kursehen 210,000,000 lekë të reja, ose 1.75 milionë Euro!– Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!– Personalizimi (teksti) me puntim!– Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!– Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga një tjetër kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!SQARIM:– Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re