Një emër i ri i  bashkohet kastit të serialit të njohur të FOX , firmosur nga MF Production.

Në serial vjen aktori i pashëm Baris Kiliç, episodi i ri i të cilit pritet me padurim të martën 13 Qershor. Ai luan Efen, një avokat i talentuar dhe shumë i suksesshëm i kodit civil, i cili vjen nga një familje e pasur, është i lirë nga ambicjet, di të jetojë dhe të shijojë jetën. Efe, mund të komunikojë shpejt me të gjithë, është një burrë me talent për të krijuar marrëdhënie sidomos me gratë. Ai e di se është i pashëm dhe nuk heziton ta përdorë kur duhet. Për të, përpjekja për të luftuar me jetën është po aq e pakuptimtë sa edhe kapja pas saj kur dihet se një ditë vdesim.

Seriali që ka bërë atë që askush tjetër nuk e ka bërë më parë, portretizimin e grave me dinjitet, ka pak më shumë se dy muaj deri në finalen e datës 21 Gusht ne Vizion Plus. Nga e hena ne te premte ora 20:15

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re