Skip to content

“Nga e Para” rindërton shtëpinë e familjes Kolndreu

Episodi i 6-te i emisionit “Nga e Para”, transmetuar mbrëmjen e djeshme ne televizionin kombëtar Vizion Plus, kishte ne fokus familjen Kolndreu. Endrra me e madhe e saj ka qene nje shtepi pa shume luks, thjesht nje banesë e ngrohte ku ata te mund te jetonin te lumtur.

 

Familja e përbëre nga dy bashkëshortet Vladimiri e Valbona dhe dy vajzat e tyre Greisi dhe Alehandra, jetonte ne nje shtepi modeste, ku mungonin kushtet minimale.

 

Stafi i Nga e Para iu përgjigj pozitivisht kërkesës se kryefamiljarit, duke bere te mundur qe ne vetem 7 dite te rikthente nje banese ne kushte optimale per te nisur nje jete te re.

 

Emocionet nuk munguan as ne kete episod, kur gjithçka qe deri dje e kishin pare vetem përmes ekranit tashme per ta ishte kthyer ne nje realitet.

 

Nje tjeter sfide e kaluar me sukses: pas dorëzimit të çelësave tek i zoti i shtëpisë, vëmendja shkon tashmë tek sfida e radhës, me te cilen do te njiheni te martën e ardhshme ora 21:00 ne Vizion Plus.