Gjatë javës të gjithë do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të kryer pazaret e nevojshme, por kjo liridalje zgjat deri të premten në orën 17.30. Ndryshe nga fundjavat e kaluara, këtë javë qeveria ka vendosur që izolimi i gjithë vendit të nisë nga e premtja deri të hënën ora 05.00.

“Pika 2 riformulohet si vijon:

Kufizimin e lëvizjes në të gjithë qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë për të gjitha kategoritë (këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete të tjera) si edhe ndalimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët nga aktivitetet e lejuara çdo fundjavë duke filluar nga e premtja ora 17.30 deri të hënën ora 05.00. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqimore, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike si edhe shërbimet në banesë (delivery)”, thuhet në urdhrin e qeverisë.  

Ndërkohë, gjatë ditëve të tjera të javës ushqimoret, farmacitë dhe bankat do të jenë të hapura deri në 17.30. Më pas vendi do të futet në karantinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko