Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë fundjavë të gjithë qytetarët duhet të izolohen në shtëpi. Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e shtuna në orën 13.00 dhe deri të hënën 05.00 askush nuk lejohet të lëvizë.

 

“🔴 NGA NESËR, E SHTUNË 13.00, DERI TË HËNËN 05.00, NJËSOJ SI FUNDJAVËN E SHKUAR, TË GJITHË NË SHTËPI.”

 

Gjatë kësaj fashe orare, nuk lejohet të qarkullojë askush, as në këmbë, as me mjet. Të vetmit që janë në krye të detyrës janë policët, ushtarët, mjekët, infermierët dhe mediat. Të gjitha bizneset janë të mbyllura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re