Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Elbasani shkoi në Shijak, ku në një prononcim shkurt për mediat i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me qetësi, sipas bindjes së tyre.

“I ftoj gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë, në mënyrë demokratike, me mirëkuptim siç e ka në natyre populli i Shijakut.

Dhe t’ja zbardhim faqen Shijakut dhe gjithë Shqipërisë para Europës.

Me qetësi, të gjithë të bëjnë punën e tyre, të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sipas mendimit të tyre”, tha Presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re