Harwardi mbajti protesta kundër luftës në Vietnam, por nuk u lejua të protestojë për konfliktin në Gaza. Pas protestës së qindra studentëve të John F.Kennedy School of Government  në Harward për civilët e vrarë në Gaza dhe deklaratës së unionit studentor për ndalimin e luftës, Harëardi si kurrë më parë u përball me fushatë sulmi e linçimi e cila preku relikten më të çmuar të tij, lirinë e shprehjes. Harëardi, kurora e elitarizmit universitar botëror, u përball me kërcënimet e financuesëve miliarderë për ndërprerje bursash dhe refuzimin e punësimit të studentëve protestues në kompanitë mbështetëse të luftës. Surpriza shokuese ishte makina me lista emrash e foto studentësh protestues që vërtitej në oborrin e tij me etiketimin “antisemitë”. Përtej analizave racionale, në Perëndim ekziston një ndjenjë fajësie historike ndaj hebrejve e cila duket se e ka të pamundur të tejkalojë veten pavarësisht riskut.

Konotacioni semit-antisemit përcjell nënkuptime kontradiktore përveç asaj që identifikojnë në mënyrë eksplicide termat përkatës. Semitizmi është term që bazohet krejtësisht në burime religjioze. Për herë të parë përcaktimi semit u përdor nga orientalisti austriak August Ludvig von Scholzer në vitin 1781. Ai nënkuptonte disa popuj të Azisë Perëndimore, të citët i përkisnin qytetërimeve të ndërlidhura mes tyre për nga gjuha, historia, prejardhja gjenealogjike, sipas pretendimit se rrjedhin nga Semi, biri i Noes. Popujt semitë kanë jetuar në Gadishullin Arabik, hapësirën midis Tigrit dhe Eufuratit, dhe në Levant (Siri, Jordani, Liban, Palestinë). Nga akadianët, fenikasit, babilonasit, asirianët, kenanët, ugaritët, edomët, moabët, amosët e deri te hebrejtë, arabët, etiopianët, familja e gjuhëve semite ka historinë e dokumentuar më të vjetër ndër të gjitha gjuhët e botës. Ndërkaq, prej 4000 vjetësh ato janë prezente në linguistikën, kulturën dhe historinë e popujve në Lindjen e Mesme.

Wilhelm Marr ishte i pari që përdori termin antisemitizëm më 1879 si përcaktim i lëvizjeve antihebreje. Botimi i librave kundër hebrejve, peticionet për dëbimin e tyre, mbështetja nga Bismarku të këtyre lëvizjeve, ishin parathënia e antihebraizmit të ri që nisi nga gjermanët. Në vitin 1893, partia antisemite kishte 15 vende në Reichtag. Nga Gjermania lëvizjet antisemite u përhapën në Rusi më 1881, në Austri më 1895, në Hungari më 1882, në Francë më 1886 me botimin e librit “France Juive”.

Narativat e interpretimeve historiko-religjioze dhe ato socio-politike kanë ndërlikuar bashkëjetesën e hebrejve me johebrejtë, duke nisuar nga fajësia mbi Krishtin deri tek konspiracionet komplotiste për dominim të shoqërive. Që nga mesjeta e në vazhdim, masakrat kundër hebrejve në Spanjë, Francë, Rusi e më pas me kulmin e tyre në Gjermaninë naziste, ishin vazhdimësia e një historie të dhimbshme që nisi nga periudha e Ramsesit II (1279-1213). Format antisemite u shfaqën edhe në SHBA, Angli e Itali. Mbi narrativa krejtësisht raciste, në kongresin e parë antisemit filozofi gjermano-britanik Houston Steëart Chamberlain i dha një tjetër dimension ekstrem antisemitizmit, duke vendosur gjermanët në krye të njerëzimit dhe hebrejtë në nivelin më të ulët të tij. Me botimin e Protokolleve të Sionit pas Luftës I-rë Botërore, ringjallet sërish antisemitizmi në Perëndim me një përshkallëzim të frikshëm. Në SHBA, Henry Ford mbështeti financiarisht lëvizjet antisemitiste. Në vitin 1920 në Hungari nisën lëvizje të dhunëshme antihebreje, ndërsa në Gjermani Adolf Hitler e ktheu antisemitizmin në një nga parimet kryesore të partisë naziste i cili percepitoi në masakrën më të egër antihebreje, Holokaustin.

Mes të tjerash, termi antisemit përcjell një narrativë keqinterpretimesh kulturore, historike dhe etnike të cilat kanë ushqyer fortuna paragjykimesh, urrejtjesh e persekucioni ndaj hebrejve. Në thelbin e tij, antisemitizmi perëndimor nënkuptonte antihebraizëm, urrejtjen dhe armiqësinë ndaj hebrejve në Europë, pa përfshirë degët tjera semite. Në formësimin e nocionit interferuan kryesisht ideologjitë rraciste me interpretimet religjioze. Kështu, qasja sioniste e bazuar në Torrah e cila përjashton Kenanët nga përkatësia semite, i konsiderojnë hebrejtë të vetmit semitë që jetojnë midis shoqërive josemite pasardhëse të dy djemve të tjerë të Noes. Përkatësisht, popujt afrikanë si pasardhës të Hamit, ndërsa popujt indoeuropian si pasues të djalit tjetër të Noes, Jafeth. Për rrjedhojë, antisemitizmi ideologjik sionist përfshin të gjithë popujt që e kanë prejardhjen nga dy vëllezërit e Semit. Ndërkaq, “gojimët” si term religjioz talmudik, përfshijnë të gjithë popujt johebrej, duke i dhënë hebrejve mes të tjerash ekskluzivitetin e të drejtës hyjnore për të qenë në tokën e premtuar. Po të ndalojmë në statusin religjioz të gojimëve, gjërat shkojnë shumë larg. Çdo popull gojim johebre është “i dënuar” me status talmudik të jetë antisemit. Tek të dy këto qasje gjejnë strehë ekstremitetet e dyanëshme. Këto disbalanca të fshehura, të padukshme, janë hendeku i pakapërcyeshëm të cilin palët sa herë kanë qenë të paafta ti tejkalojnë, i kanë dhënë hapësirë botëkuptimit ekskluziv duke krijuar distanca supermacie të imponuara.

Gjithsesi, nëse semitizmi është koncept akademik, anti-semitizmi si shëmbëlltyrë e shfajësimit politik reflektuar në mbrojtje juridike, sot rrezikon të zhytet në avujt rracistë të mesjetës. Prezenca e këtyre termave në retorikën politike, me ngarkesat historike të keqinterpretimeve që mbartin, fundos referencat racionale dhe ushqen supermacinë e rradhës e cila në opinionin publik po jep efektin e kundërt. Po t’i referohemi një nga perlave të Ajnshtajnit kur thotë, nëse faktet nuk përputhen me teorinë ndrysho faktet, atëherë secila palë, pa përjashtim, duhet të rishohë raportin që ka me faktet. Vetëm kështu do të mënjanohet supermacia e rradhës dhe paragjykimi që e pason.

“Është i mjerë ai popull që nuk ja del me zotnue bijtë e vet të këqij”, thonte At Zef Pëllumbi. Përndryshe, nëse një popull do gjykohet nga veprat e pak individëve të tij, do të vijojmë në të njëjtin qerthull për të pritur kohën e fajësisë së ndërgjegjes. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re