Para dy vitesh më 23 Tetor 2018 në moshën 71 vjecare u nda nga jeta DR Jashar Buba,një nga Mjekët më të mirë dhe më të dashur të Beratit.
Kur largohet nga jeta një Mjek si Jashar Buba, dhimbja dhe trishtimi pushton gjithë qytetin,pikëllohen dhe mbajnë frymën të gjithë njerëzit që e njohin dhe shumë nga ata që e gëzojnë jetën falë shpëtimit te jetës nga përkujdesja e tij dhe e kolegëve të tjerë të personelit mjekësor.

E vërteta është se pëcjellja e tij u bë me një pjesmarje masive dhe dashuri të njerëzve të thjeshtë,por edhe me një ndjeshmëri të ulët dhe me “homazh dixhital” nga ana zyrtare.
Është kjo arsyeja që më bën të shkruaj këto fjalë, ndërkohë që kurrë nuk do të doja të shkruaja fjalë homazhi postmortum për Dr Jasharin!

E kisha mik jo vetëm si mjek,por edhe si një nga intelektualët më kurajoz, të drejtpërdrejtë në debat, mëndjehapur dhe me bindje socialiste imponuese nga forca e argumentit dhe pasioni prej idealisti.

Nuk dua ta politizoj figurën e Dr Jasharit,por do them të vërtetën që e njohin të gjithë si njeri me besueshmëri të lartë, si një humanist para të cilit njerëzit e harronin politikën e rreshtit dhe të bindjes së verbër, si një njeri që dinte të mbrinte në zëmrat e njerëzve, si një personazh ku mikpriteshin dhe kolaudonin qëndrimet e tyre shumë ish deputetë dhe politikanë që vinin nga Tirana në Berat.

Ishte burrë fisnik, i njerëzishëm dhe tepër miqësor!
Përkushtimi i tij nuk lidhej me interesat dhe ofiqet!
Nuk i pranonte dhe as i preferonte detyrat zyrtare dhe administrative, përkundrazi inkurajonte kolegët për përgjegjësi të tilla.

Jeta e tij ka qënë e shkrirë në shërbimin e parreshtur pranë pacientëve.Më shumë ditënetë të kaluara pranë pacientëve se pranë familjes!

Dr Jashari ishte një patriot i vërtetë,që kishte për zëmër ato gjëra që sot nuk janë shumë në modë:si shërbesa me devotshmëri,mirësia, besnikëria, humanizmi dhe përkujdesja ndaj njerëzve në nevojë.

Një mjek që nuk e “ngrohu” xhepin nga xhepi i të sëmurëve!
Një mjek -artist në komunikim dhe humanist i lindur!
Shërbimi pranë njerëzve të sëmurë që u rrezikohet jeta,që vetëm luten dhe e shikojnë mjekun në dritë te syrit-e bënë Dr Jasharin të bashkëjetojë me dhimbjet, të ushqejë dashuri për njerëzit, të përdorë fjalë ledhatuese dhe perkëdhelëse që shërojnë më shumë nga ilacet dhe të bëhet një mjek i dashur dhe i adhuruar!

Aspak mburravec, aspak i dhënë pas luksit,parasë dhe pasurisë!
Përkundrazi!Një model me të cilin ke rastin ti referohesh për drejtësi dhe ndershmëri shëmbullore!

Kënaqësitë e tij ishin ti gëzohej shëndetit të rifituar nga sëmundja të pacientëve dhe të festonte me miqtë duke i nxitur dhe paguar ai shpenzimet!
Dr Jashari shëronte me fjalë dhe me dashuri.Tek ai gjente personifikim thënia:Nuk janë ilacet që shërojnë!Ilaci më i mirë eshtë dashuria!
Dhe nëse nuk funksionon?
Shtoni dozën e dashurisë!
Cudi eshtë jeta!
Dr Jashari bënte kujdes edhe për shëndetin e vet.
Nuk abuzonte, ushtronte përdite ecjen dhe sportin.
Kishte mentalitet fituesi dhe gjithnjë demonstronte optimizëm dhe pozitivitet!
Por ishte edhe emocional.E përjetonte sëmundjen e pacientëve, sidomos të miqëve.Gëdhihej pranë tyre dhe u shërbente si mjek, por nuk harronte edhe qokat ….
Nuk mbarojnë fjalët e mira dhe të merituara për ty i dashur Dr Jashari!
Ke lënë pas një emër të lartësuar, një shëmbull të shkëlqyer,një model frymëzues për brezin e mjekëve të rinj,por edhe boshllëkun e madh të mosqënies tuj në pavionin e pediatrisë ku më shumë se kurrë kërkohet prezenca e mjekut.

Faleminderit dhe mirnjohje Dr Jashari!
Vdekja duhet ti kursejë mjekët!
Mjeku nuk i takon vetvetes, por pacientëve!
Pandemia Covid-19 po na provon shënjtërinë për Mjekun!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re