Stilian Keli është një aktor shqiptar që po korr sukses të madh në Belgjikë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjitha vështirësitë që ka kaluar përpara se të bëhej pjesë e kinematografinë.

Stiliani vjen nga një familje e persekutuar, ku i është dashur të emigrojë dhe teksa ka nisur punë në një diskotekë luksoze, ka njohur edhe personazhe të njohur, të cilët i kanë ofruar rolin e parë. Ai ka rrëfyer se i dukej si një ëndërr dhe kurrë nuk e mendonte që do të arrinte deri këtu.

“Unë jetoj që në 1995 në Belgjikë, kam këtu 27 deri në 28 vite. Unë me origjinë jam mirditor, por kam lind në Tiranë dhe jam rritur në Shkodër.

Kur kam qenë i vogël kam shikuar gjithmonë filma. Më kanë pëlqyer shumë filmat aksion, mister, kam qenë shumë i apasionuar, por nuk e kam menduar të bëhem aktor se kam qenë shumë i ri, 12-13 vjeç.

Ne kemi qenë të persekutuar në kohën e komunizmit. Mami, dajat, edhe kemi jetuar jetën si ka qenë në atë kohë. Normal, që kemi pasur dashuri dhe kemi pasur shumë vlera për njëri-tjetrin.

Faktikisht kur unë erdha në Belgjikë, kam mbaruar shkollën e mesme për Security. Edhe fillova punë në një diskotekë shumë luksoze këtu, roje me një shqiptar tjetër. Këtu vinin shumë njerëz të famshëm dhe më thoshin shumë regjisorë që e ke imazhin, fytyrën për të qenë aktorë. Mua më dukej si ëndërr për të arritur ku jam tani. Pavarësisht se unë kam qenë shumë kërkues, shumë i vendosur dhe kam qenë shumë aktiv. Edhe në momentin që erdhi një regjisor i thjeshtë dhe më sugjeroi një film negativ. Unë i thash pse jo dhe mund ta provojmë. Në fillim nuk ishte e lehtë dhe kam shumë besim te vetja. Unë u mundova të jepja më të mirën”, tha ndër të tjera Stiliani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re