Sot në emisionin “Fol me mua” ka qenë e ftuar aktivistja e njohur Sevim Arbana, në një rrëfim për jetën e saj ku prej kohësh ka luftuar për të ngritur figurën e gruas në vendin tonë.

Ajo ka treguar se fillimet kanë qenë të vështira, duke nisur që nga fëmijëria ku në moshë të vogël humbi babain e saj e deri tek “lufta” që gruaja shqiptare të kishtë një status në shoqërinë tonë.

Sevim Arbana: Na mungonte pluralizmi që na kishte penguar, ishim fëmijë në dëshirat tona , në ato që do arrinim, mjafton të flisnim dhe përkushtoheshim. Euforia na karakterizonte. Filloi të ngrihej problematika e grave dhe të arrinim diku.

Nuk e dinim që do ishte e vështirë, do kalonin dekada dhe ëndërrat tona nuk do realizoheshin. Ishte një lloj zhgënjimi, rrugëtimi është kaq i gjatë dhe krahas mburrjen ndien pezmatim se thua do kisha bërë më mirë. Ne nuk kishim asgjë të shkruar. Ne bënim duke mësuar.

Nuk kishim modele shqiptare. Ishte pak vonë . Në 2005 jemi zhgënjyer. Kishim bërë shumë gjëra dhe do kishim arritur në një status të mirë gratë shqiptare, kaq pabarzi. Jo vetëm dhunën karshi grave por një sërë problematikash si progresi social ne grupet e marxhinalizuara.

Jeta ka qenë një sfidë për ty?

Është një histori e dhimbshme. Kur isha 2 vjec babai u arrestua. Punoi një jave në oborrin e Zogut dhe Zogu ikën dhe babai del ne mal me luftë.

U arrestua, këto që kishin mbështetur Zogun dhe në maj të 1945 bëhet gjyqi i këtyre armiqëve, u dënuan të gjithë dhe ne të familjes, babai im me 20 vjet. U arrestua më vonë. Atë e lirojnë se ka qënë një nga ndihmësit e luftës.

Rikthehet në bankë dhe pas 8 vjetësh u arrestua dhe u cua në Burrel pastaj në Tiranë. Kur isha 10-vjeç vdiq. Unë isha nxënëse e mirë. Regjimi nuk ishte aq i egër në Tiranë.

Kuptohet dalja në univeristet ishte një vuajtje e madhe. Unë u dashurova shumë shpejt me një djalë, me bashkëshortin tim, një histori filmash. Kur jam njohur prezantimin unë kam qenë 19-vjeç.

Ishim të dy me biografi të tmerrshme.

Kur i them nënës mbas shumë kohësh, ajo tha po po.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re