Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një i ri tentoi që të hynte me forcë në godinën e kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari që donte të hynte në godinë është Aurel Latifi, 32-vjeç, i cili është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën.

32-vjeçari ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë që të tentojë me forcë të hyjë brenda godinës.

Latifi u neutralizua në kohë nga punonjësit e gardës që mbrojnë kryeministrinë, dhe u vu në pranga nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re