Ndryshimi midis pedagogjisë dhe metodologjisë qëndron në faktin se pedagogjia është profesioni i mësimdhënies, ndërsa metodologjia është studimi i metodave të përdorura në një fushë.

Studimet islame janë fund e krye janë programe pedagogjike. S’ka asgjë jopedagogjike në programet arsimore fetare në gjithë botën islame. Është mungesa e metodologjisë së mësimdhënies si art dhe shkencë e cila historikisht i ka sjellë probleme botës islame.

Metodologjia e caktuar e mësimdhënies është përvetësuar si ideologji më vonë. Prandaj mësimdhënia fetare e së ardhmes duhet të fokusohet në parimet e mirëstudiuara dhe shkencore të metodologjisë së mësimdhënies, këto që për ironi i kanë nisur herët Bruhand ad-Din El-Islam Az-Zurunxhi i cili ka jetuar gjatë viteve 1158-1223, si dhe Ibn Halduni në librin e tij “Mukaddime”, i botuar në vitin 1377, ndërkohë që jashtë tyre sërish iu janë kthyer fanatizmave ideologjike.

Metodologji të mësimdhënies së mësimeve për fenë duhet të filtrohet  përtej çdo ideologjie fetare por me një qasje shkencore metodologjike e cila i konsideron dhe ndërvepron me zhvillimet e përditshme në këtë fushë në nivel global, për të cilën muslimanët e shekujve të fundit kanë kontribuar shumë pak.

Metodologji e mësimdhënies është shqyrtimi dhe studimi i praktikave më të përdorshme dhe të përshtatshme sot në procesin e mësimdhënies në të gjitha nivelet dhe llojet e shkollimit, i klasifikimit të karakteristikave të çdo modeli, natyrës, evoluimit dhe zhvillimit të secilit prej tyre, shqyrtimin e aspekteve të metodave të mësimdhënies, të menduarit kritik përmes metodave të të nxënit aktiv, aspekteve psikologjike të zbatuara në mësimdhënie dhe aftësimi i studentëve më pas për të zhvilluar kurrikulën dhe të planifikojnë mësimin. (Bardhyl Musai)

Metodologjia e mësimdhënies është disiplinë e veçantë shkencore që merret me studimin e parimeve dhe metodave të mësimdhënies , në funksion të lehtësimit të bartjes së njohurive tek nxënësit dhe gjetjes së metodave më të përshtatshme të studimit tek studentët. (Gentian Jetishi)

Pedagogjia është shkencë që merret me parimet dhe metodat, sipas të të cilave zhvillohet procesi edukativ-arsimor, përkatësisht është shkencë që merret me edukimin dhe arsimimin në planin më të gjerë (në institucionet arsimore, sportive etj.), si dhe me modat që përdoren për këtë qëllim. (Wikipedia)

Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe, fjala “pedagog” përkufizohet si “ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. (Fjalor i gjuhës së sotme shqipe)

Ndërkaq në periudha të ndryshme kohore termi “pedagog” ka pasur edhe konotacione negative të lidhura me pedantërinë e tepruar. (https://www.etymonline.com/)

Metodologjia e pedagogjisë është një disiplinë shkencore e pedagogjisë e cila merret me studimin e hulumtimeve pedagogjike, një sistem i parimeve teorike, metodave dhe mënyrave të përshkrimit, analizimit dhe sqarimit të fenomeneve pedagogjike.

Ndryshem metodologjia e pedagogjisë është një urë lidhëse mes metodologjisë dhe pedagogjisë.

Qëllimi i hulumtimeve kërkimore shkencore në fushën e arsimit dhe pedagogjisë është puna sistematike në përshkrimin, analizën dhe sqarimin e dukurive të ndryshme që lidhen me realitetin arsimor.

Hulumtimi pedagogjik i shqyrton objektet e këtij realiteti me natyra dhe qasje të ndryshme, kështu që ekzistojnë edhe lloje dhe funksione të ndryshme të hulumtimeve pedagogjike. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re