Nga Reisburgu i Gjermanisë drejt atdheut të tij, për të kaluar pushimet e për të takuar nënën. Veçse ky mërgimtar nuk ka zgjedhur të vijë në Kosovë me makinë apo avion. Ka bërë plot 4 ditë rrugë e përshkruar 1500 kilometër me biçikletë.

Sa hyri në kufirin e Jarinjës, menjëherë telefonoi nënën, për t’i thënë se ka mbërritur në atdhe e për pak do të jetë në shtëpi.

“Nonë, kam me të tregu se kam ardh me biçikletë, jam në kufi tani.”

50 kilometrat e para të udhëtimit Afrimit i kreu me një mikun e tij, i cili i kishte lënë një porosi kur të mbërrinte në Kosovë. Të ndalonte për një moment në bustin e Isa Boletinit në Mitrovicë. Një premtim që Afrimi e mbajti.

“Më ka lënë porosi miku im me ardh këtu, i bëj të fala”-tregoi në intervistë për klankosovën Afrimi.

Në shtëpi dhe pas një udhëtimi 1500 kilometra, Afrimin e pret e ëma. Pas dy javësh pushime në vendlindje, Afrim Gërxhaliu do të niset me autobus drejt Gjermanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re