53 vjeçari Agur Vrenozi i cili u përlesh me grabitësit në pikën e këmbimit valutor në Fier, humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune në spitalin e Traumës.
 
Përgjegjësi i shërbimit pyjor të Fierit i cili ishte dhe pronar i ndërtesës ku ndodhej biznesi, u qëllua me armë nga grabitësit.
 
Tre agresorët pasi u futen brenda në pikën e këmbimit valutor u përleshen me pronarin. Njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri duke plagosur 64-vjeçarin Gëzim Hoxha.
 
Menjëherë pas plagosjes autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë.
 
Por arratia e tyre zgjati pak minuta. Duke kuptuar qe ishin ne ndjeke te policisë autoret ata braktisen mjetin dhe u larguan me vrap ne këmbë ne drejtime te ndryshme.
 
Fillimisht u kap Zini Fyraj nga Vlora i cili për ti shpëtuar policisë u fsheh ne një kanal me ujë.
 
Një orë me vone policia vuri në pranga edhe dy autorët e tjerë, Lulëzim Demiraj u arrestua tek ura e Baltëzës. Ndërsa Dashamir Gergali u kap ne një banese. Ndërkohë u sekuestrua edhe çanta me para si dhe arma e krimit me te cilën u qëlluan dy persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re