Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një strategji të posaçme për të maksimalizuar votën ndaj partisë së tij dhe të sigurojë angazhimin maksimal të drejtuesve të qarqeve gjatë fushatës zgjedhore. Kryesocialisti ka zgjedhur që të vendos në pozicione delicate në qarqe emrat e drejtuesve të qarqeve, në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë dhe të maksimalizojë mbështetjen ndaj partisë së tij.

Kështu, mësohet se Ilir Beqja në Shkodër do të vendoset i katërti në listë; Gramoz Ruçi në Fier do të jetë në numrin 10 të listës së deputetëve; Taulat Balla në Elbasan pritet të jetë në vendin e tetë, duke pretenduar se kaq mandate do të marrë PS në atë qark.

Olta Xhaçka në Diber besohet se do të jetë në vendin e tretë, ndërkohë që Damian Gjiknuri “shpëton” nga kjo skemë meqë Rama vetë ka shpallur se do të jetë në dy qarqe, në Vlorë dhe në Durrës.

Niko Peleshi, drejtues i qarkut të Korçës, do të jetë numri 6 në listë. Për Bledi Çuçin, ende nuk është vendosur se varet shumë se ku do të jetë Vangjel Tavo, në listën e PD apo do të jetë më vete me LSI. Nëse LSI del vetëm, atëherë Çuçi do të jetë i dyti në listë, në të kundërt, në vendin e tretë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re