Skip to content

Nga grushtet te armët pa leje, Durrësi tronditet nga ngjarje brenda një dite

xlhMaZ8L auto policia vlore 1024x572 1 11756209542 sd 1 1

Shtatë persona janë proceduar penalisht në qytetin e Durrësit për përfshirje në konflikte fizike, dhunë, ndotje të mjedisit dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarjet janë konstatuar në disa lagje të qytetit dhe në zonën e Rrashbullit.

Dy të rinj, E. Ll., 32 vjeç, dhe S. Q., 20 vjeç, u konfliktuan fizikisht me një 24-vjeçar në lagjen nr. 8. Në Rrashbull, S. S., 32 vjeç, dhe E. B., 35 vjeç, u kapën duke hedhur inerte pranë koshave të mbeturinave.

Një tjetër rast dhune ndodhi në lagjen nr. 14, ku Sh. E., 37 vjeç, goditi me grushte një vajzë 20-vjeçare dhe hyri në banesën e saj pa leje.

Në Xhafzotaj, A. Sh., 43 vjeç, kundërshtoi policinë dhe dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër. Ndërkohë, në lagjen nr. 13, shtetasit A. P. dhe V. Z., të dy 47 vjeç, u përfshinë në një përleshje fizike mes tyre.

Rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Durrësit për hetime të mëtejshme dhe ndjekje ligjore.