Bashkimi Evropian kërkon vetëdijësim nga popujt e Ballkanit Perëndimor mbi zgjedhjen e liderëve të tyre dhe se me zgjedhjet e tyre po ua vështirësojnë punën vetes dhe BE-së drejt zhvillimit dhe demokracisë. Po ashtu, BE-ja u drejtohet liderëve të Ballkanit Perëndimor se nuk do të mbyllin njërin sy para autoritarizmit, korrupsionit dhe neo-fashizmit të tyre siç kanë bërë në të kaluarën.

Bashkimi Evropian (BE) ua bënë me dije liderëve të Ballkanit Perëndimor (BP) se veprimet e tyre më shumë ngjajnë me sistemet autokratike se me demokracinë, dhe më nuk do të mbyllin njërin sy ndaj veprimeve negative në regjion në emër të ‘stabilitetit’ sikur në të kaluarën.
BE-ja i drejtohet popullit të BP-së, se ka mungesë të vetëdijes dhe alternativave politike për korrektimin e faktorëve social dhe politik në të mirë të demokracisë.
BE-ja ia bënë me dije BP-së se nuk do të ketë më përkrahje politike shabllone bazuar në gjërat e bukura që i thonë, në kundërshtim me veprimet praktike.
BE-ja e bënë të qartë që nuk do të ketë ndarje të Bosnjës dhe Hercegovinës apo shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, dhe këto ide të rrezikshme duhet të shmangen.
BE-ja e bënë të qartë për Spanjën dhe Serbinë se Kosova nuk ka asgjë të ngjashme me Kataloninë. Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia i ka humbur të gjitha luftërat e 1990 dhe Kosovën pas diskriminimit, agresionit dhe luftës.
BE-ja thekson se kjo (pika 5) nuk i amniston dhe favorizon elitat politike në Kosovë në asnjë mënyrë dhe se janë shumë të shqetësuar me demokracinë në Kosovë ku kanë përgatitur një plan dhe ia kanë dhënë lidershipit të Kosovës.
BE-ja thekson se do të shtrijë veprimtarinë e saj në regjion me një seri iniciativash për të bërë ndryshimet e nevojshme për rrugën drejt BE-së, duke mundësuar heqjen e frikës dhe urrejtjes ndërmjet popujve
BE-ja thekson se Ballkani Perëndimor është larg respektimit të vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit, duke krijuar hapësirë për kundërshtarët e demokracisë dhe krahun e djathtë neo-fashist. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re