“Prestige Resort” në Golem, në pronësi të sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu është sekuestruar dhe do t’i kalojë për përdorim Shërbimit Social Shtetëror. Në një reagim për mediat, ministria sqaron se të gjitha procedurat janë kryera në përputhje të plotë me ligjin.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shtetëror, me qëllim sigurimin e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.“, thuhet në njoftim.

Ministria në lidhje me pretendimet e pronarit sqaron se nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore. Ky institucion sqaron se politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re