Prej disa javësh në disa vende të botës po qarkullon një lloj i ri hepatiti akut që prek fëmijët. Shifrat deri tani tregojnë disa qindra të infektuar dhe një të vdekur.

Rastet janë konfirmuar edhe nga OBSH teksa nuk dihet ende origjina e këtij shpërthimi.Në vendin tonë nuk ka ende ansjë rast të konfurmuar me këtë lloj inflamacioni sipas ISHP. Por, mjekët bëjnë thirje të keni kujdes dhe të evidentoni në kohë simptomat.

Kur fëmijët kanë hepatit, do të thotë se kanë një “inflamacion të mëlçisë”. Hepatiti shpesh shkaktohet nga një virus. Në Shtetet e Bashkuara, viruset më të zakonshme që e shkaktojnë janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Viruse të tjera mund të shkaktojnë hepatit. Medikamentet, toksinat, përdorimi i alkoolit, droga dhe probleme të tjera mjekësore mund të shkaktojnë gjithashtu hepatit. Ja çfarë duhet të dinë prindërit për llojet e hepatitit, shkaqet, simptomat dhe mënyrën se si trajtohet hepatiti.

Çfarë duhet të dini për shpërthimin e hepatitit tek fëmijët

Kohët e fundit, ka pasur raporte për hepatit të rëndë (inflamacion të mëlçisë) tek fëmijët, që mund të shoqërohen me një lloj virusi të zakonshëm të quajtur adenovirus. Prindërit duhet të pyesin pediatrin e tyre, nëse janë të shqetësuar për simptomat e fëmijës së tyre.

Hepatiti akut dhe kronik: cili është ndryshimi?

Hepatiti akut shfaqet në një fëmijë më parë të shëndetshëm, pa dëmtim paraekzistues të mëlçisë. Shkaktarët kryesorë të hepatitit akut te fëmijët janë medikamentet dhe infeksionet.

Hepatiti kronik shfaqet tek fëmijët me sëmundje themelore të mëlçisë. Fëmijët mund të kenë shenja të sëmundjes së avancuar të mëlçisë si cirroza, gjakderdhja, grumbullimi i lëngjeve dhe humbja e peshës.

Cilat janë simptomat?

Disa nga simptomat më të shpeshta të hepatitit shkaktojnë diarre, lodhje, dhimbje muskujsh, humbje e oreksit, të vjella apo të përziera. Fëmijët mund të përjetojë gjithashtu dhimbje të barkut apo këputje kryesisht në zonën e sipërme të trupit.

  • Urina e errët
  • Jashtëqitje me ngjyra të lehta (të zbehta)
  • Kruajtje në lëkure
  • Lëkura ose sytë e verdhë (verdhëz)
  • Lodhje
  • Ethe
  • Nauze ose të vjella
  • Dhimbje barku
  • Humbje e oreksit
  • Dhimbje kyçesh

Fëmijët gjithashtu mund të jenë pa simptoma. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj ka ndonjë nga këto simptoma ose fëmija juaj ka pasur kontakt me dikë me hepatit aktiv viral, telefononi pediatrin tuaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re