Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, nga Shkodra deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara për bisedimet me Bashkimin Europian. Sipas ambasadorit, Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon kushteve për të plotësuar.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘po’-n për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë por pozitive. Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vetë siç është gjykata e larta dhe kushtet e tjera.”, tha Zingaf.

Duke u ndalur tek kriza politike dhe tensionet mes palëve, diplomati gjerman pohoi se; “Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re