Skip to content

“Nga jeta e shkurtër, tek rruga e përjetësisë: Emri i Petros Edmond Pitit nderohet në Urën Vajgurore”

Petro  Edmond  Piti, një emër që për disa nga ju mund të mos kujtojë, por për banorët e zonës së Urës Vajgurore, njihet si djali 23 vjeçar shembullor me sjelljen e tij, djalë punëtor, i përkushtuar, i ndershëm dhe i kudogjendur për të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmën e tij.

Nuk duhet të jesh i vjetër për të lënë një emër të madh mjafton të jesh i drejtë, i ndershëm dhe i vërtetë  edhe në pak vite  jetë ,  mbahesh mend gjatë , kjo vlen edhe për Petro Edmond  Pitin, i cili humbi jetën një vit më parë në një aksident.

Sot pas një viti miq shokë, familjarë dhe banorë të zonës janë mbledhur në  Urën Vajgurore  për të kujtuar emrin e tij tashmë  të  përjetësuar në një rrugë. Nga sot zona e Urës Vajgurore do të ketë emrin  Rruga “Petro  Edmond  Piti”, një emër, i cili mban brenda dy dhimbje për familjen Piti.

Kujton Petron, që  humbi jetën nga një aksident dhe Edmondin, babain e tij, i cili gjithashtu para pesë viteve ka humbur jetën për shkak të virusit, i cili mori shumë jete Covid 19.

Sot, ne Urën Vajgurore, një rruge mori emrin e tij. Nuk është thjesht një tabele me emër është një shenje dashurie, dhembjeje, por edhe krenarie. Petro ishte një djalë i rralle, punëtor, i qete, i përkushtuar, me ëndrra te mëdha dhe një shpirt  te pastër. Ai nuk beri zhurme, por la gjurme.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe drejtuesit e kësaj bashkie, të cilët u shprehen se, “me kete nisme, ne nuk i japim thjesht një emër një rruge, por i japim brezave te rinj një frymëzim: të jenë si Petro – të ndershëm, te thjeshte, të përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit.

Gjithashtu ata falenderuan  familjen Piti, për forcën, per kujtimet e ndara, për dashurinë qe nuk shuhet. “Petro do të mbetet përherë një dritë në qytetin tone nje simbol i miresise qe nuk harrohet”.

Sot, Ura Vajgurore nderon një nga bijtë e saj me të mirë dhe bashkë me këtë rrugë, do te ruhet përherë edhe kujtim i  tij.