Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës.

17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.

“Kisha kohë që e kisha planifikuar vrasjen, armën e kam pasur që prej një viti”, mësohet të ketë thënë i riu, i cili nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Pas vrasjes së Lekgjonajt, 17-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa blutë e Lezhës e cilësuan këtë si një arrestim në kohë rekord.

I mituri ka dorëzuar armën te informacioni dhe më pas ka rrëfyer të gjithë krimin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re