Skip to content

“Nga Julian Deda tek Klevis Balliu dhe Robert Budina”, zbardhet lista e fituesve të Këshillit Kombëtar të PD, përjashtohen Ristani dhe Harxhi

Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Janë 300 anëtarë të Këshillit, të cilët thuhet se janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.

Pjesë e listës janë emra të njohur në PD por edhe janë shtuar disa aktivistë si Robert Budina, etj.

Ndërkohë, vihet re se mungojnë ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe Edith Harxhi.

Kujtojmë se satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut, gjithmonë ata që janë nën siglën e PD-së.

Lista e plotë e fituesve: