Legjislatura X parlamentare, që nis ditën e premte, do të dominohet nga juristët dhe ekonomistët. Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga mbledhja e parë e konstituimit të Parlamentit, gazeta ka zbardhur formimin e 140 deputetëve që do të miratojnë ligjet në 4 vitet e ardhshme.

Nga Mariglen Kume

Sipas konstatimit nga CV-të e deputetëve, të premten në Parlament do të ulen gjithsej 31 deputetë, të cilët kanë përfunduar studimet për një nga drejtimet e juridikut. Duket se vëmendjen më të madhe te ligjet që do të bëhen në këtë legjislaturë e ka pasur Partia Demokratike. Ajo ka në Grupin e saj Parlamentar 14 deputetë që kanë përfunduar studimet për juridik. Po kaq do të ketë edhe Partia Socialiste (14), por nëse përllogaritet në përqindje, atëherë rezulton se PD ka një përqindje më të madhe deputetësh me formim juridik, pasi në zgjedhjet e 25 prillit PS mori 74 mandate ndërsa Partia Demokratike mori 59 mandate deputetësh. Ndërkohë, ndryshe duket situata në sektorin e ekonomisë. Referuar vendeve në Parlament duket se është Partia Socialiste, e cila do të jetë në qeveri, që e ka pasur më shumë fokusin e saj tek ekonomia.

Të premten në Parlament në radhët e socialistëve do të ulen 23 deputetë të cilët kanë përfunduar studimet për një nga degët e Ekonomikut. Ndërkohë që Partia Demokratike do të ketë në Parlament 12 deputetë të cilët kanë studiuar një nga degët e Ekonomikut. Një tjetër profesion që tregon edhe fokusin e secilës parti është edhe shëndetësia. Ndonëse zgjedhjet u zhvilluan në një vit pandemie, për Partinë Socialiste duket se gjithçka është në rregull në këtë sektor dhe numri i përfaqësuesve në Parlament është relativisht i ulët: 5 deputetë.

Ndërkohë për opozitën, që vazhdimisht ka bërë denoncime për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë dhe shëndetësinë në tërësi, ka pasur një vëmendje më të shtuar në këtë aspekt. Kështu, opozita, e cila ka marrë 59 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, do të ketë 6 deputetë që kanë studiuar për mjekësi, kundrejt 5 që kishte PS-ja, e cila do të ketë 74 deputetë në Parlament. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kushtuar vëmendje drejtësisë. Nga 4 deputetë që do të ketë në Parlament LSI-ja në këtë legjislaturë, 2 prej tyre kanë formim juridik. Ndërsa një tjetër është mjek dhe kryetarja e LSI-së ekonomiste.

PROFESIONET E TJERA

Në sallën e Parlamentit nuk do të mungojnë deputetët të cilët më herët kanë pasur eksperiencën e tyre në auditorë apo në klasa me nxënës. Nga verifikimi i bërë në CV-të e deputetëve rezulton se profesioni i mësuesve mund të renditet pas ekonomikut. Të dyja palët, si maxhoranca ashtu edhe opozita, kanë numër të limituar të atyre që kanë shërbyer si mësues. Megjithatë kompozimi i Parlamentit do të jetë i larmishëm, duke pasur ish-ushtarakë, veterinerë, inxhinierë apo edhe të rinj të cilët punën e parë që bëjnë kanë mandatin e deputetit.

PARTIA SOCIALISTE
Qarku Berat

Hatixhe Konomi Mësuesi
Bardhyl Kollçaku Ushtarak
Fadil Nasufi Mësuesi
Nasip Naço Juridik
Blendi Klosi Inxhinieri Elektronike

Qarku Dibër
Lavdrim Krrashi Politika Strehimi
Aurora Mara Juridik

Qarku Durrës
Milva Ekonomi Ekonomik
Alban Xhelili Ekonomik
Ergys Çyrbja Juridik
Klodiana Spahiu Mjekësi
Ilir Ndraxhi Inxhinieri Pyjesh
Rrahman Rrahja Inxhinieri Agrare
Lefter Koka Juridik
Edi Rama Pedagog Artesh

Qarku Elbasan
Evis Kushi Administrim Biznesi
Klevis Xhoxhi Juridik
Besion Ajazi Gazetari
Desantila Tahiraj Mjekësi
Saimir Hasalla Juridik
Florenc Spaho Mjekësi
Luan Duzha Ekonomik
Taulant Balla Shkenca Politike

Qarku Fier
Erion Braçe Ekonomik
Petro Koçi Mësuesi
Lindita Buxheli Ekonomik
Baftjar Zeqaj Gjeologji
Antoneta Dhima Ekonomik
Bujar Çela Veterinari
Ismet Beqiraj Kimi/biologji
Tatjana Piro Ekonomik
Mirela Pitushi Marketing

Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro Përkthyese
Laert Duraj Ekonomik
Bledi Çuçi Juridik

Qarku Korçë
Enslemvera Zake Ekonomik
Blerina Gjylameti Ekonomik
Ilirian Pendavinji Mjekësi
Ilir Topi Ekonomist
Olta Xhaçka Shkenca Politike
Niko Peleshi Inxhinieri elektronike

Qarku Kukës
Gerta Duraku Ekonomik/ administrim Biznesi

Qarku Lezhë
Lindita Nikolla Matematikë
Eduard Ndreca Mësuesi
Shpresa Marnoj Ekonomik

Qarku Shkodër
Edona Bilali Ekonomik
Paulin Stërkaj Akademia e Policisë
Benet Beci Ekonomik

Qarku Tiranë
Luljeta Bozo Inxhinieri Ndërtimi
Mimi Kodheli Ekonomik
Ornaldo Rakipi Ekonomik
Ogerta Manastirliu Kimi/Biologji
Arben Ahmetaj Mësuesi/ Ekonomik
Ulsi Manja Juridik
Etilda Gjonaj Juridik
Arben Pëllumbi Inxhinieri Elektrike
Elisa Spiropali Ekonomik
Belinda Balluku Ekonomik
Toni Gogu Juridik
Etjen Xhafaj Diplomaci
Ermonela Velikaj Juridik
Xhemal Qefalia Juridik
Fatmir Xhafaj Juridik
Klotilda Bushka Juridik
Alqi Bllako Ekonomik
Eduart Shalsi Mësuesi

Qarku Vlorë
Pranvera Resulaj Ekonomik
Anduel Tahiraj Inxhinieri Elektronike
Vullnet Sinaj Shkolla e Bashkuar e oficerëve
Anila Denaj Ekonomik
Niko Kuri Mjekësi
Ilir Metaj Ekonomik
Damian Gjiknuri Juridik
Teuta Ramaj Mësuesi

PARTIA DEMOKRATIKE

Qarku Berat
Tomor Alizoti Studiues i Gjuhës Gjermane
Kasëm Mahmutaj Agronomi

Qarku Dibër
Xhelal Mziu Ekonomik
Kreshnik Çollaku Mësuesi (Gjuhë e Huaj)
Dhurata Çupi Juridik

Qarku Durrës
Edi Paloka Inxhinieri
Agron Duka Agronomi
Merita Bakiu Mësuesi
Oerd Bylykbashi Juridik
Ferdinant Xhaferi Inxhinieri Mekanike
Andia Ulliri Arsimi i Lartë (nuk specifikohet)

Qarku Elbasan
Gazment Bardhi Juridik
Flutura Açka Ekonomik
Lefter Hështenja Inxhinieri Ndërtimi
Dashnor Sula Juridik
Zheni Gjergji Mjekësi
Luçiano Boçi Doktor i Shkencave në Letërsi

Qarku Fier
Enkelejd Alibeaj Juridik
Eralda Bano Akademia e Arteve të Bukura
Saimir Korreshi Juridik
Luan Baçi Histori Gjeografi
Nustret Avdulla Administrim Biznesi
Ilda Dhori Mjekësi

Qarku Korçë
Edmond Spaho Ekonomik
Sorina Koti Ekonomik
Ervin Salianji Juridik
Bledjon Nallbati Marketing
Seladin Jakupllari Mjekësi

Qarku Kukës
Flamur Hoxha Juridik
Isuf Çelaj Fakulteti i Veterinarisë

Qarku Gjirokastër
Tritan Shehu Mjekësi

Qarku Lezhë
Mark Marku Gazetari
Agron Gjekmarkaj Pedagog
Lindita Metaliaj Juridik
Kastriot Piroli Akademia e Forcave Tokësore

Qarku Shkodër
Helidon Bushati Shkenca Politike
Emilja Koliqi Ekonomi/Finance
Ramadan Likaj Juridik
Greta Bardeli Juridik
Zef Hila Juridik

Qarku Tiranë
Lulzim Basha Juridik
Jorida Tabaku Menaxhim Biznesi
Alfred Rushaj Juridik
Albana Vokshi Inxhinieri, dega Tekstil
Sali Berisha Mjekësi
Agron Shehaj Ekonomi
Fatmir Mediu Inxhinieri, Gjeologji
Grida Duma Administrim Biznesi

Qarku Vlorë
Bujar Leskaj Ekonomik
Ina Zhupa Sh. Politike
Arbër Agalliu Ekonomik
Fatjon Veizaj Nxjerrje dhe Transport Nafte

PARTIA LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Qarku Tiranë
Erisa Xhixho Juridik
Petrit Vasili Mjekësi

Qarku Fier
Monika Kryemadhi Ekonomik

Qarku Shkodër
Flamur Çela Juridik

PARTIA SOCIAL DEMOKRATE

Qarku Shkodër

Gledis Çeliku Juridik
Meri Makiçi Mësuesi

Qarku Tiranë
Gertjan Deda Punë Sociale(panorama)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re