Në pikën kufitare të Kakavijës situata është tepër e qetë, brenda 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe kanë dalë në total 2656 persona nga të cilët kanë hyrë në tokën shqiptare 1257 persona dhe kanë dalë rreth 1599 persona.

Orët e fluksit janë orët kur kemi autobuzët që operaojnë në tokën shqiptare por edhe nga ajo fqinje. Sa i përket situatës së Covid ju kërkohet certifikata personave të cilët kanë kryer të dyjat dozat. Nese ka persona që nuk e kanë certifikatën e vaksinimit, atëherë u duhet të paraqesin në sportele, tamponin i cili nuk duhet të ketë kaluar më shumë se 72 orë që prej momentit kur është bërë dhe ka dalë negativ.

Sa i përket daljeve, janë ngritur 2 pika që kryejë testet në këtë pikë kufitare. Situata gjatë këtyre ditëve ka qenë e qetë dhe pa probleme.

“Kemi bërë edhe vaksinën dhe i treguam jemi në rregull me të gjitha. Na kërkuan testet ose certifikatën e vaksinës.”

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re