Në Universitetin “Luarasi” në kuadër të Ditës së Drejtësisë po mban punimet simpoziumi shkencor “Drejtësia midis traditës dhe modernitetit: Nga Kanuni tek Inteligjenca Artificiale”.
Rektori i Universitetit “Luarasi”, Maksim Haxhia, u ndal në Kanunin e Lekë Dukagjinit, ku tha se është një filozofi e plotë e rregullimit të jetës në të gjithë aspektet që nga prona tek aspekti penal.
Në fund rektori i universitetit “Luarasi” u shpreh se rruga nga Kanuni tek Inteligjenca Artificiale është e gjatë por ka në horizont dinjitetin e njeriut dhe trajtimin e barabartë nga drejtësia.
“Kënaqësi e privilegj të kem nderin t’ju përshëndes në këtë simpozium në këtë temë aktuale dhe sfiduese. Fjala drejtësi mban në vetvete mijë vite kërkim shkencor, luftëra, sakrifica dhe ëndrra të pa realizuara. Kanuni i Lekë Dukagjinit një filozofi e plotë e rregullimit të jetës në fushën civile e familjare, me rregulla mbi pronësinë dhe mbrojtjen e familjes dhe rregullime të fushës penale.
Besa nuk gjendet në asnjë legjislacion perëndimor. Normalisht Kanuni ka pasur edhe ët e veta të errëta si hakmarrja dhe gjakmarrja.
Rruga nga Kanuni te IA është e gjatë por ka në horizont dinjitetin e njeriut dhe trajtimin e barabartë nga drejtësia. Jam i bindur që diskutimet e sotme do të sjellin këndvështrime të reja, ide të vlefshme dhe kontribute konkrete për këtë temë”, tha mes të tjerash zoti Haxhia.
