Arber Abilaliaj është Karlos Dunga i Partizanit. Mjaftoi një shashkë e hedhur nga kushedi se kush në opinionin sportiv në mënyrë që të shpërdahej me shpejtësi lajmi se ish kapiteni dhe trajneri I Brazilit do të prezantohej si trajner I të kuqve mesditën e kësaj të hëne. Ishte në fakt thjesht një iluzion , produkt i lajmeve të rreme në epokën dixhitale që riktheu me këmbë në tokë brenda pak orësh tifozet e kuq, e mesa duket jo presidentin Gaz Demi që edhe vete ishte habitur se deri ku kishte shkuar klubi I tij për të kërkuar trajner, trajner të cilin në fakt numri një i Partizanit e ka gjetur brenda familjes duke I dhënë Arber Abilaliajt detyren e dyfishte, atë të drejtorit sportiv që e mbante nderkohe, si dhe të trajnerit tanimë.

 

GAZMEND DEMI

PRESIDENTI I PARTIZANIT

 

Stafi dhe Arbëri janë marrë me disa trajnerë, që më kanë sjellë dhe propozime. Ka pasur edhe personalitet që na kanë ardhur në Tiranë. Ne menduam gjithmonë bashk me Arbrin dhe Olsin, që t’i shohim gjërat me qetësi dhe arritëm te ky përfundim. Trajneri ta vazhdojë punën meqë e ka nisur projektin që në fillim. Nuk ka qenë vërtet trajneri i parë, por ka qenë drejtori sportiv. Ka qenë gjithmonë me ekipin dhe ramë dakord që kjo punë të vazhdojë. Pastaj me emra të përveçëm unë di çfarë më ka thënë Arbëri që është në diskutime, por këto janë të gjitha biseda që janë bërë. Përfundimi është ky që Arbëri është trajneri i Partizanit, ai do përgjigjet dhe si trajner dhe si drejtor sportiv.

 

Partizani e nisi këtë sezon me kroatin Zekic në stol, mirëpo ai u largua pak javë më parë me pretendimin se kishte probleme personale. Abilaliaj u komandua në stol në vend të Zekic, dhe djaloshi vlonjat që ka luajtur si futbollist disa vite tek Partizani e ka udhehequr ekipin në disa fitore radhazi, duke bashkekryesuar Superioren me Egnatian, madje edhe me një ndeshje për të rikuperuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re