Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH-së Evis Berberit, i cili u la sot në burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, ajo u shpreh se në bisedat zhvilluara mes krahut të djathtë të Belinda Ballukut është përmendur një ministër, por nuk specifikohet se cili është ai.

Ndër të tjera, Lala bëri me dije se janë sekuestruar celularë në Ministrinë e Infrastrukturës për të bërë kryqëzimet e të dhënave telefonike, ndërsa theksoi se do të ketë dhe arrestime të zyrtarëve të tjerë të lartë, për tenderat e rrugëve.

“Skuadra e Posaçme Operacionale e ka përgjuar dhe vëzhguar Evis Berberin përgjatë ditëve të fundit kur ai ka shkuar në punë. Hetimi ka nisur në shtator të vitit të kauar nisur nga disa indicie të nisura në media. Ditët e fundit për të shmangur një largim të mundshëm edhe pse nuk ka patur, Skuadra e Posaçme Operacionale e ka mbajtur në vëzhgim.

Për t’u ndalur te dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, në vitin 2018 ai bleu një kompani nga Valter Begaj për 800 euro, kompania DAAM. Në atë moment katapultohet në administratë dhe bëhet njeriu më i besuar i ministres Balluku duke qenë këshilltar i saj dhe këtë kompani e shet më pas për 500 mijë euro te Brunilda Buli dhe kjo e shet te Valter Begaj për 1.7 milionë euro, ky e shet te Ervis Lami dhe ai ia rishet Begajt për zero lekë.

Në këtë kohë Berberi nga këshilltar i Ballukut katapultohet në Agjencinë e Eficencës së Energjisë ku ka firmosur tre tendera për Valter Begajn. Ai ka qenë edhe punonjës i një prej kompanive të Begajt dhe kishte qenë në cilësinë e punëmarrësit me të.

Janë duke u parë lidhjet telefonike dhe në ministrinë e infrastrukturës nuk janë marrë vetëm celularët e të dyshuarve, por edhe celularë të tjerë. Në atë kohë është menduar se nuk kishin përgjime. Bisedat janë të pafundme. Tenderat e rrugëve do të ndëshkojnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, më lart se Berberi.

Brenda administratës ka presion të jashtëzakonshëm. Kreu i SPAK ka thënë se ka zero sinjalizime nga doganat dhe tatimet, ndërsa këto institucione kanë departamente për ruajtjen e tyre. Duket se këto struktura punojnë nën presion.

Në zbardhjen e vendimit nga gjykatësja, janë përdorur vetëm një pjesë e bisedave të zotit Berberi dhe personave të tjerë të dyshuar. Përmendet ministri, një deputet socialist. Ka shumë detaje dhe biseda të cilat nuk janë bërë publike”, tha Lala.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re