Pas një vere me temperatura rekord, të cilat ndezën zjarre të paparë pyjorë në të gjithë Greqinë, vendi tani është goditur nga një stuhi e dytë në më pak se shtatë ditë.

“Ne kemi parë tashmë sasi të pazakonta shiu në pjesë të vendit, por nga e enjtja presim që ky sistem moti të krijojë një situatë të re të rrezikshme, veçanërisht në ato zona ku toka tashmë është e ngopur dhe përrenjtë janë të tejmbushur,” tha Dr. Costas Lagouvardos, drejtor i kërkimit në Observatorin Kombëtar në Athinë.

Fatkeqësisht, stuhitë tashmë kanë bërë punën e tyre; më shumë se 200 shtëpi u dëmtuan gjatë fundjavës në Euboea pasi shirat e shumtë dhe përmbytjet i bënë rrugët të pakalueshme.

“Situata është dramatike.Grumbuj balte pushtuan fshatin,” tha Giorgos Tsapourniotis, kryebashkiaku i Mantoudi, duke i krahasuar skenat me një katastrofë biblike.

Stuhia arriti në Athinë të enjten. Ajo rrëzoi deri mure, në disa lagje fëmijët u detyruan të evakuoheshin nga shkollat, ndërsa shërbimi meteorologjik lëshoi ​​një paralajmërim të kuq duke u thënë njerëzve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Eshtë vlerësuar se 300,000 hektarë pyje dhe shkurre u dogjën në Greqi gjatë verës për shkak të temperaturave që arritën në 47.1 ° C, që është historikisht vlera më e lartë e regjistruar. Më shumë se një e treta e zonës së shkatërruar ishte e vendosur në veri të ishullit Euboea. Javët e fundit, autoritetet kanë urdhëruar pastrimin e shtretërve të lumenjve ndërsa njerëzit grumbullojnë thasë me rërë rreth shtëpive të tyre.

Zonat e pyllëzuara në veri të kryeqytetit u shkatërruan gjithashtu nga zjarret në gusht.

“Ne jemi dëshmitarë të humbjes së shërbimeve kritike të ekosistemit të ofruara nga pyjet,” tha Demetres Karavellas, i cili kryeson WWF në Greqi.

Aftësia natyrore e tokës për të mbajtur ujin, dmth. për të vepruar si një mekanizëm i kontrollit të përmbytjeve, u prish nga zjarret këtë verë. Grekët thonë se pa ndihmën e zjarrfikësve të mbërritur nga njëzet vende, ata nuk do të kishin qenë në gjendje të zbusnin zjarret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re