TIRANË- Lëvizje shefash në disa komisariate në Policinë e Shtetit. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, në Mirditë Paulin Çupi, ndërsa në Laç Dritan Meta. Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re