Skip to content

Nga Klevis Balliu, Endri Hasa dhe Luçiano Boçi, emrat e kandidatëve që mungojnë në listat e 25 prillit

Të paktën 11 emra kandidatësh nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 janë hequr nga lista këtë vit.

Mes emrave që nuk janë kandiduar nga kryedemokrati Lulzim Basha janë Klevis Balliu, Luciano Boci, Genc Pollo, Endri Hasa etj.

ABC ka zbardhur listën e atyre që mungojnë deri më tani kur na ndajnë më pak se dy orë nga përfundimi i afatit zyrtar për dorëzimin e emrave në KQZ.

Lista

Romeo Gurakuqi

Lorenc Luka

Halim Kosova

Xhemal Gjunkshi

Florion Mima

Endri Hasa

Luciano Boci

Genc Pollo

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Andon Frrokaj