Qeveria “Rama 3” do të betohet ditën e nesërme përpara Preisdentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky i fundit i ka dhënë tanimë dritën jeshile përmes dekretit dhe pasi janë votuar në parlament ditën e sotme.
Burime për “Fax News” konfirmojnë se nesër në orën 10:00 ministrat e qeverisë së re dhe kryeministri Edi Rama do të betohen në Presidencë duke u legjitimuar si fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
Detaje nga ceremonia në Presidencë:
Fillimisht do të jetë kryeministri Edi Rama ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë.
I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës.
Pas ceremonisë së betimit sipas traditës presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do ti drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3. Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama.
Nga 16 anëtarë të qeverisë së re, 12 janë gra, që do të drejtojnë në diplomaci, ekonomi, energji, arsim, shëndetësi, mjedis, bujqësi e kulturë. Gjithashtu gjatë daljes për mediat ditën e sotme Ilir Meta pranoi se do të dekretojë fituesit e zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa theksoi se Kuvendi pas më shumë se dy vitesh do ti kthehet normalitetit me 140 deputetë.
Vlen të kujtojmë që ditën e djeshme në një seancë “maratonë” në Kuvend u shpalos programi i punës dhe përbërja e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në fund të seancës, pas afro 20 orë diskutime, programi qeverisës u miratua me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.
”Rrjedhje” nga LSI, kush është deputeti që nuk votoi kundër qeverisë së Ramës/ Si u ndanë votat, nga Berisha te Kryemadhi (Të gjitha qëndrimet)
…
/faxweb