Mjeku i njohur Tritan Kalo del me një tjetër mesazh për shqiptarët në këtë kohë paniku e alarmi nga koronavirusi, që ka shënuar edhe viktimën e parë në vendin tonë, si dhe 33 të prekur.

Ai ka postuar foto të vetes dhe të kolegëve të tij, mjekëve brenda infektivit, duke kërkuar nga qytetaret të kenë besim dhe mbi të gjitha të jene bashkëpunues në zbatimin e gjithë rregullave.

Ai kujton se mjekët janë bashkë, në gatishmëri të plotë dhe kanë eksperiencën e duhur pasi kanë luftuar një sërë sëmundjesh, që nga Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…

Postimi i Tritan Kalos

NË VIJËN E PARË të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit….Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…..

Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurtë se NE do tia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga Sars-Cov-2/Covid-19….Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit Mjek, Imazherist, Farmacistë, Infermjerë dhe Sanitare të të gjithë grup moshave…

KINI BESIM në PËRKUSHTIMIN dhe SAKRIFICAT tona për tju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë….

JEMI me ju dhe për ju në GADISHMËRINË maksimale….Puna e jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht, njohjen si Shërbimi më i mirë në Shëndetësinë Publike të Shqipërisë!!!!…NE DO TA FITOJMË EDHE KËTË BETEJË!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re