Një 61-vjeçar nga Saranda i identifikuar si Fatmir Sadiku, pretendon se është dhunuar dhe është shoqëruar nga Policia vetëm për shkak të bindjeve të tij të djathta.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, 61-vjeçari pretendon se është i sëmurë nga zemra, dhe gjendja e tij është përkeqësuar gjatë shoqërimit, dhe për këtët shkak është dërguar në spital, ndërsa shton se policët që u përballën me të ishin dhe vetë pa maska.

Koha e shoqërimit të Sadikut ishte 20 e 30 e mbrëmjes, kur në vendin tonë nuk lejohet qarkullimi i qytetarëve dhe mjeteve pa marrë më parë një leje apo autorizim në e-albania.

Denoncimi – video:

Dje rreth ores 20.30 minuta mbasi isha sëmur kisha ndaluar te miku im. Ne lokal isha vetem unë me drita fikur ne erresirë pavarsisht se kishte kalur fasha e orarit. Jashtë leviznin makina e kembesorë, kjo duket nga videoja. Oficeri policisë Ben Hasanbega me drejtohet pa maskë dhe me thotë e kam vetem me ty. I thom dakort por te lutem verë masken, nuk pranoi dhe me mori focerisht e me coi ne komisariat.

Ne komisariat gjendja ime shendetësore rendohet dhe andej me çojn ne spital ku mora dhe mjekimin arsyeja e vetme eshtë se un jam i djathtë dhe kete e dinë te gjithë. Ju lutem te gjitha mediave dhe strukturave te PD te na mbrojnë nga keta banditë e kriminel e trafikant qe kan pushtuar policinë shqiptare.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re