Skip to content

Nga kompensimi i fermerëve e deri te laboratorët e çertefikuar, 3 organizata të Bujqësisë në Lushnjë kërkesë qeverisë: Po na shteron lënda e parë…(VIDEO)

Ditën e sotme 3 organizata të Bujqësisë në Lushnjë kanë kërkuar takim urgjent në për të firmosur kërkesën drejtuar qeverisë për ndryshim të paketës fiskale për bujqësinë, fillimisht duke u nisur me kompensimin e fermerëve për njësi të prodhimit, barazim të TVSH shitje-blerje.

Këto do të sjellin sipas tyre formalizim të sektorit të bujqësisë I cili do të siguronte të ardhura në buxhet për të mbuluar subvencionet.

3 organizata te Bujqesise si:
1.shoqata eksportuesve shqipare te fruta perime
2 .keshilli agrobiznes shqiptar
3.sindikata fermereve te bashkuar

1 kërkesë pezullimi e tyre është 10% e plehrave që do të vendoset në janar 2022.

Eksportuesit kërkojnë llogaridhënie për cdo tral të eksportuar pasi biznesi I tyre është në rrisk si dhe për faktin se cdo pasojë e cmimeve dhe cilësisë së produkteve bie mbi ta.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu laboratorë të certefikuar për të garantuar cilësi të produkteve të prodhuara pasi sigurojnë ushqim për popullatën.

Ato nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa kushte të barabarta me rajoni pasi jemi i njëjti treg, duke pritur reagim të menjëhershëm nga qeveria.

“Për bujqësinë kemi një qëllim të gjithë, ka shumë humbje dhe jemi mbledhur për disa kërkesa kryemiistrit që ta cojmë aty ku duhet.

Jemi në të mirë të bujqësisë së vendit, njëzëri për situatën aktuale kemi bërë një listë kërkesash drejtuar qeverisë, do ti deponojmë nesër dhe lutemi të merren parasysh sa më parë.

Duke u bazuar në ligj mendoj se jemi në të drejtën tonë për marrjen e masave.

I kemi harmonizuar të gjithë faktorët që të mos e pësojmë por të ngrihemi nga nivelet ku kemi rënë. Fermeri ka një rëndesë se cmimet në nivel global janë rritur por edhe ai 10% nga qeveria duhet pezulluar. Skemat e bujqësisë janë në shterrje, janë investime kot dhe po na shterron lënda e parë”- u shprehën përfaqësues të shoqatave.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb