Pacienti i ri i konfirmuar në Kukës me COVID-19, ka ardhur nga Kosova. Personi i kthyer po qëndronte në një prej hoteleve të Kukësit në karantinë.
I infektuari është nga Tirana dhe në hotel po qëndronte së bashku me 15 shtetas të tjerë të riatdhesuar dhe në periudhe karantine.
Punonjësit e shëndetit publik janë vënë në lëvizje. Ata kanë marrë tamponët për të gjithë personat e karantinuar dhe rezultatet kanë dale negative, raporton Abc news.
Personi i infektuar është transferuar për në Tiranë . Ndërsa vetë Kukësi vijon të jete ne shifrat e 18 rasteve prej të cilave 16 janë shëruar plotësisht.
Edhe në Kosovë janë vënë në lëvizje për të gjurmuar persona të tjerë që i infektuari mund të ketë takuar gjatë qëndrimit të tij në vend.
