Këshillit të Sigurimit të OKB që drejtohet nga Shqipëria foli me tone të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa bëri thirrje për mbështetje të Ukrainës.

Siç u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, një agresion në zemër të Evropës nuk është vetëm e Evropës.

Rama kujtoi edhe kërcënimet e Rusisë me armë bërthamore, ndërsa u shpreh se “me të drejtë mund të trembemi nga kjo çmenduri e Kremlinit”.

Edi Rama: Ndërkohë që bota ka nevojë për një ndjenjë të mbrehte përgjegjësie për tu përballur me sfidat dhe kërcënimet që haset planeti ynë, konflikte, kapje të pushtit, ndryshimi i klimës, përmbytje, thatësira, zjarre masive të paparashikuara ajo që dëshmon janë qëndrime e më tepër përçarëse, vepra shkatërrimtare dhe konfliktualitet  mes shteteve.

Kush mund ta mendonte që një agresion i pajustifikuar nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet që mblidhen këtu.

Një agresion në zemër të Evropës nuk është vetëm e Evropës sic disa mendojnë apo thonë. Ciniket mund të thonë që ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit demokratik që të merret me të. Madje mërmërisin se çfarë ka bërë do të të bëhet, duke nënkuptuar se është një hak i natyrshëm.

Kështu është vërtetë? Ju ftoj të mendoheni dy herë.

Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur, nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet për aq kohë sa do vazhdojë kjo luftë. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen hera herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të  trembemi që një ditë larg qoftë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe. Është e po aq e paimagjinueshme një luftë sot sa ishte  një lufte dje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re