Sali Berisha ditën e premte zhvilloi foltoren me demokratët në qytetin e Lushnjes.

Ish-kryeministri sulmoi Lulzim Bashën i cili ka njoftuar dy ditë para takimit të planifikuar nga Sali Berisha me të rinjtë demokratë, hapi sot garën për kreun e ri të FRPD. Burime nga FRPD i thanë Fax News se FRPD është organizatë partnere e PD-së, prandaj dhe çelja e garës për kryetarin e ri të FRPD-së është bërë në shkelje të statutit.

Sipas burimeve, kryetari aktual i FRPD-se, Belind Këlliçi ka vendosur t’i bashkohet Foltores së Berishës që do të mbajë me të rinjtë e PD-së në Tiranë ditën e diel. Kjo ka sjellë lëvizjen e Bashës i cili i druhet humbjes se mbeshtetjes ne forumin rinor.

“Duke ardhur këtu, shoh lajmet unë, ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinise së PD-së, në kokë të tij, krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor. Një akt stalinist i mirëfilltë dhe i turpshëm. Të rinjtë te ne dhe gratë nuk janë levat e partisë, por forume me të cilat ndajmë të njëjtat vlera, principe dhe qëllime. Por kanë pavarësinë e tyre. Me këtë formë që ka vepruar sot, nuk ka vepruar njeri në këto 30 vite. Këto mund t’i binte vetëm diktatori, por dhe ai mund të ndiqte ndonjë procedure. I bëj thirrje të rinjve të marrin në dorë këtë foltore siç bëjnë çdo ditë e mëshumë që ta shndërrojmë PD-në në shtëpi të lirisë. Të vendosim rregulla demokratike brenda nesh”, tha Berisha.

Gjithashtu Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe i arrestuar nga SPAK për korrupsion. Berisha e përshëndeti arrestimin e ish-kryetarit, por ai shtoi se vjedhja e tenderit 200 mijë euro për të cilën u arrestua Tushe nuk është asgjë krahasuar me vjedhjet që bëjnë ministrat sipas Berishës.

“Këtu e dënuan dhe mirë ia bënë kryebashkiakut për një tender 200 mijë euro. Por me atë që vjedhim ministrat ju jap fjalën e nderit se nuk janë asgje se vetëm kafe e mëngjesit. Unë nuk dua ti dal zot atij por vjedhjet e tyre nuk kanë fund. Tani na del muzeu sekret i ndrikull piramidës. Na qenka në Bërzhitë një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Pra një garë e çmendur sesi të vjedhim”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha ka hedhur akuza ndaj procesit të Vetingut e cila është bërë sipas tij është e “kapur” nga pushteti. Ish-kryeministri zbuloi se Paloma Balluku, motra e Belindës është anëtare kryesore në Veting duke legjitimuar në këtë mënyrë që drejtësia të veprojë me disa standarde.

“Shiko cfarë lojra që bën. Për të maskuar qëndrimin e tij që të zgjasë mandatin e Paloma Ballukut. Se Belinda e ka motër kryesore në Veting, se ky veting solli monstruozitete në reformën në dejtësi. Ne nuk ishim kundër tij por e përdorën për gjah shtrigash, por e përdorën për të bërë eliminime nga më të shumëllojtat dhe për të nxjerrë në krye të drejtësisë vëllezrit e ministrave, persekutorë që kanë thyer kocka nëpër qeli, e përdorën për të nxjerrë ish-ministra në krye të drejtësisëë. E përdorën me 3 standarte vetingun. Janë 3 narko-gjykatës në Gjykatën e lartë pasi vetingu i tyre mbahet sekret: Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupo. Kushtetuta e ka laksative bërjen publike të vetingut, ligji i vetingut e ka laksative kurse atyre u publikua sepse merritojnë që të jenë në burg absolutisht. Këtë reformë e ideoji multi miliarderi George Soros për t’i dhënë drejtësinë Edi Ramës”, tha Berisha.

Gjithashtu Sali Berisha tha se opozita me në krye Lulzim Bashën janë fajtorë për borxhin e ri me vlerë 720 milionë euro që po merr qeveria. Sipas tij është e papranueshme që deputetë të udhëhequr nga Lulzim Basha të abstenojnë apo të votojnë PRO borxhit më të lartë në historinë e Shqipërisë.

“Çfarë është bërë me borxhin që është rritur nga 62.6 në 100% sot, janë ndërtuar vetëm 34 kilometra, dhe ndodhi tani në fund? Në mënyrën më të pabesueshme, bashfajtore në borxh ish kreu i PD apo kryetrari pa parti bëri fajtore në borxh edhe partinë demokratike. A mund të imagjinoni juve që një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë madje në Komisionet e Parlamentit ta votojë pro një borxh prej 720 milionë euro më i madhi i marrë në historikë e këtij vendi në një kohë që këta ministra dhe ky kryeministër vjedhin edhe duke qenë në gjumë gjithë natën sepse ka krijuar mekanizma. Opozita kurrë nuk mund të votonte një borxh të tillë, ata që u përpoqën tju mashtrojnë ju se ne kemi votuar në 2015, por kjo ska ndodhur kurrë, ne braktisëm parlamentin për atë borxh që mori Edi Rama sepse ne kishim bindjen se ai borxh do të vidhej”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re