Majk Mejson (Mike Mason) ishte një ndër personat më të rëndësishëm në kupolën e FBI-së amerikane. Për vite me radhë punoi për sigurinë e shtetit të tij në nivelet më të larta. Sot Majku është 63 vjeçar dhe ka dalë në pension. Ideja e pensionit veçse nuk i pëlqeu dhe nisi të mendojë për të gjetur një punë tjetër.
Për çudinë e shumë prej miqve, ai zgjodhi të kërkojë punë si shofer autobusi për fëmijët në komunën e tij.
“Kur dorëzova CV-në time, një zyrtar i lartë i komunës më telefonoi duke më thënë “doja thjesht ta verifikoja, pse një person si ti do të bëhet shofer autobusi?” ”-tregon ish zyrtari i lartë i FBI-së në intervistë për CBS.
Majku kishte mësuar se në komunitetin ku jetonte (Chesterfield) kishte nevoja serioze për shoferë autobusësh për fëmijë, e kjo kishte qenë arsyeja se përse ai kishte aplikuar.
“Mendoj se është një punë e rëndësishme. Shoqëria duhet të kuptojë se nuk ka punë të parëndësishme, dua të them… a ka diçka më me rëndësi sesa vëmendja për sistemin e edukimit?”
Përveç shërbimit si shofer autobusi për fëmijët, ish zyrtari i lartë nuk ka pranuar të tërheqë pagën si shofer. Përkundrazi. Deri më tani ai ka dhuruar më shumë se 35 mijë dollarë për në organizata bamirësie, të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga paga.
Dikur ish- marins e më tutje një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së, ky burrë e tregon shembullin përmes veprimeve të tij.