Në kuadër të diskutimeve për operacionin “Forca e Ligjit” që po diskutohet gjerësisht ditët e fundit në Shqipëri, i cili synon goditjen e krimit të organizuar, moderatori Blendi Feziu ka cituar një rast.

Në programin “Opinion”, Fevziu ka zbuluar duke i habitur të gjithë të ftuarit dhe publikun nga ekrani, se një person që ka në pronësi një vilë në periferi të Tiranës, ka vënë dhe një sistem alarmi që ka kushtuar gjysmë milioni euro.

“E di që një prej vilave që ndodhet në periferi të Tiranës ka 500 e ca mijë euro sistem alarmi.

Kush është ky bandit që harxhon gjysmë milioni euro për t’u ruajtur? Nga kush trembet nga qentë apo nga zogjtë?,”-u shpreh Fevziu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re