Pak para mesnate Partia Socialistë dorëzoi në KQZ listat me kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit, ku përveç emrave që kryesonin 12 qarqet, që ishin pothuajse të panjohura, pati edhe disa surpriza sa i takon largimeve.

Edi Rama vendosi që të mos fusë emrat e 3 ministrave dhe ish-ministrave si Sandër Lleshaj, Ditmir Bushati dhe Elva Margariti, ndërsa ka vendosur në vende jofituese në listën e Tiranës Fatmir Xhafajn dhe Pandeli Majkon. Përkatësisht Xhafaj mban numrin e 23 në listë, ndërsa Majko të 19-tin.

Një tjetër emër që pritet të jetë praktikisht jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme është dhe ai i Alket Hysenit, të cilin Rama e ka vendosur të 11-tin në qarkun e Vlorës.

Ndërkohë më herët ishin larguar dhe Musa Ulqini, Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi.

Të tjerë emra të tjerë të larguar janë Sadri Abazi, Sadi Vorpsi, Elona Gjerbrea, Adnor Shameti, Senida Mesi dhe Anastas Angjeli, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të kryetarit. Vetë Rama ka vendosur që të garojë i 8-ti në listën e Vlorës dhe Durrësit, duke testuar kështu mbështetjen direkte nga ana e qytetarëve.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re