E premtja e 15 Dhjetorit tregoi edhe njëherë se sa i brishtë është sistemi i burgjeve në Shqipëri, ku një i burgosur vrau me pistoletë një të dënuar dhe plagosi një tjetër.

Mesditën e së premtes, Sokol Mjacaj i dënuar me burgim të përjetshëm, sapo ishte informuar se për të ishte lëshuar urdhëri nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, të tu futur në regjimin “41-Bis”, qëllon me 4 plumba Arben Lleshin duke e lënë të vdekur, ndërsa plagos Indrit Shaqjan në këmbë.

Lexo edhe :Related Posts

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë u arrestuan 12 punonjës të burgjeve, mes tyre edhe Drejtori i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha.

Çfarë ndodhi ditën e premte

Sokol Mjacaj është informuar nga të burgosurit e tjerë se për të ishte dhënë urdhëri që të futej në regjimin “41-Bis”. Në këtë moment Mjacaj ka menduar se kjo ka qenë mundësia e fundit për të kryer krimin. Ndërsa po futej në qeli pasi ndodhej në dhomëne  ajrimit, ai ka kaluar pranë qelisë ku ndodhej Arben Lleshi, dhe ka qëlluar ndaj këtij të fundit katër herë, ku plumbat e kanë kapur në gjiks dhe në qafë duke e lënë të vdekur, ndërsa një nga plumbat ka kapur edhe Indrit Shaqajan duke e lënë të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes Mjacaj është mbyllur në dhomën e takimeve ku ka qendruar rreth 1 orë. Pas negociatave me Drejtorine  Burgut dhe Drejtorine  Përgjithshëm, Mjacaj është dorëzuar, dhe pas kësaj është transferuar në Drejtorinë e Policisë në Elbasan.

Në dëshminë e parë Mjacaj ka thënë se e kreu krimin pasi kishte sherr me Arben Lleshin, por dëshmia e dhënë nga Indrit Shaqja, nxorri në “dritë” të vërtetën.

Dëshmia e Shaqjas

Indrit Shaqja ka deklaruar para oficerëve të policisë, se gjatë kohës që ndodhej në burg atij i kanë rënë në dorë dy letra, njëra 4 vite më parë dhe tjetra para një viti e gjysëm, në të cilën shkruhej se: Kush vret Arben Lleshin, do të paguhet 200 mijë euro.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Shaqja, në të dyja rastet atij i është thënë që do t’i sigurohej edhe helmi për të eleminimin e Lleshit, ndërsa i është kërkuar që nese bie dakord me “kushtet” të kthente sërish përgjigje me anë të letrës.

Shaqja ka thënë se për të dyja rastet e ka vënë në dijeni Arben Lleshin, me të cilin ka patur marrdhënie shumë të mria, por që i kishin prishur sëfundmi për shkak se i përbuzte fenë.

I plagosuri Indrit Shaqja ka thënë gjithashtu se edhe 3 muaj më parë edhe vetë Arben Lleshit i kishte mëbrritur një letër anonime brenda qelisë ku e paralajmëronte se për “kokën” e tij dhe të Xheladin Krujës ishin ofruar 200 mijë euro.

Si u fut në burg arma me të cilin kreu krimin Sokol Mjacaj

Prokuroria e Elbasanit përveç punonjësve të burgut të Peqinit të cilët janë arrestuar, do të marrë në pyetje edhe 38 të burgosur të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtin bllok qelish em Sokol Mjacajn, ku do të pyeten se çfarë porosish kanë marrë nga familjarët e tyre nga 15 nëntori dhe në vijim.

Ndërkohë që vetë Mjacaj ka thënë se e ka patur armën prej 20 ditësh ën qeli. Ndërsa gardianët kanë dëshmuar se edhe pse kaën bërë kontrolle të detajuara nuk kanë vënë re së në qelinë e Mjacajt ka patur armë.

Dyshohet se arma është futur në burg gjatë periudhës që është bërë ndryshimi i drejtorëve përmes një kutie me qumësht.

Nga dëshmia e dhënë nga Drejtori i Burgut të Peqinit (i arrestuar), Kamber Hoxha, thuhet se Sokol Mjacja është vizituar nga i vëllai dhe nga një grua e quajtur Ilda Rapo, e cila fillimisht është paraqitur si kushërira e të dënuarit dhe më pas si mikesha e tij.

Sa i përket të dënuarit tjetër Xheladin Kruja janë marrë masa për mbrojtjen e tij, pasi dhe për eleminimin e tij ishin oftruar 200 mijë euro.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re