Policia e Korçës ka vënë në pranga 20 vjeçarin me iniciale A.L, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

 

I riu nga Lezha, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë vjedhur para, alkool dhe steka në mini marketin e fshatit Voskop të Korçës.

 

Po ashtu, ai dyshohet se ka vjedhur edhe banesa  në fshatin Goskovë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Mamurras, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se më datë 08.11.2022, në fshatin Voskop, Korçë, ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur në dyqanin ushqimor të shtetasit B. L., një sasi të vogël parash, pije alkoolike dhe steka me cigare.

 

Gjithashtu, në fshatin Goskovë, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., disa bizhuteri dhe vegla pune, si dhe kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. K. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re