Presidenti Ilir Meta dekretoi pak minuta më parë Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ky dekret i kreut të shtetit vjen pas përplasjes së këtij të fundit me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, për shkak të radhës së dekreteve.

Teksa Kuvendi emëroi Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, Meta pa humbur kohë dekretoi sot Marsida Xhaferllarin.

Ndërsa duket se këtu thellohet edhe më shumë përplasja mes Presidentit dhe mazhorancës.

Por kush është Marsida Xhaferllari?

Xhaferllari ka qenë Kryeinspektore në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Më herët ajo ka mbajtur edhe poste të larta në ministrinë e Drejtësisë duke filluar si këshilltare në vitin 2008 dhe më pas si drejtore e Përgjithshme e Kodifikimit nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Po ashtu ajo ka shërbyer si gjyqtare edhe në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Sakaq, për Xhaferllarin ish-kryeinspektore pranë Inspektoratit të ish-KLD që është dekretuar për anëtare të Gjykatës Kushtetuese vettingu në 11 mars të këtij viti nuk doli me një vendim.

Ndërkohë, Xhaferllari është përfolur vazhdimisht si kandidatja që nuk plotëson kriteret për në Kushtetuese, pasi në të shkuarën e saj i janë konstatuar shumë shkelje.

Edhe kur hartuan pikëzimi i listave, kryetari i KED Ardian Dvorani dhe kryeprokurorja Arta Marku i dhanë zero pikë Xhaferllari gjatë procesit të klasifikimit në KED.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re