Ditën e sotme në Kuvend mbahet seanca e radhës plenare ku në rend të ditës janë disa pika, mes tyre edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike.

Rama nuk do të jetë në seancën e sotme, pasi ndodhet në një vizitë në Bruksel.

Në rendin e ditës është dhe projektligji për lojërat e fatit, i cili nuk u diskutua në seancën e kaluar pas tensioneve në sallë.

Prej disa muajsh seancat parlamentare nuk janë zhvilluar normalisht, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar trazira dhe tensione.

Pezull për shkak të këtyre tensioneve ka mbetur edhe projekt ligji për amnistinë fiskale, për të cilën duket se mazhoranca do të arrijë dakordësi me deputetët demokratë të Lulzim Bashës.

Rendi i dites

Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re