Zemra është organi më vital në trup, duke pompuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha organet dhe indet për t’ju mbajtur gjallë.

Por nëse ka diçka që nuk shkon me zemrën, mund të duhet kohë që problemet të diagnostikohen.

Simptomat mund të jenë të paqarta dhe shumë sëmundje të zemrës janë ‘të fshehura’ – që do të thotë se ato nuk janë të dukshme nga jashtë.

Ekspertët ndajnë disa nga simptomat më pak të dukshme të një sëmundjeje të zemrës.

Ndjeheni jashtëzakonisht të lodhur

Mjekët thonë se nuk duhet të ‘injoroni ose nënvlerësoni nivelet e pazakonta të lodhjes’.

Ndonëse është normale të ndiheni të rraskapitur nëse keni kaluar një ditë të lodhshme ose kur keni mungesë gjumi, kjo mund të jetë për shkak të anemisë, një virus, apo probleme me zemrën tuaj, kështu që është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit

“Kini kujdes për shqetësime delikate në zona të ndryshme të trupit tuaj, duke përfshirë dhimbje në nofull, qafë, shpinë ose stomak, të cilat mund të lidhen me një problem të zemrës”, thotë Dr Khan.

Nëse simptomat janë jashtë normës për ju dhe nuk largohen, është gjithmonë më mirë t’i kontrolloni ato.

Ënjtje e pazakontë

Ndoshta keni vënë re që kyçet tuaja duken veçanërisht të fryrë, ose ndoshta zona e barkut është vazhdimisht e fryrë pa ndonjë arsye.

“Ënjtja e pashpjegueshme, e njohur si edema, në këmbë, kyçe apo bark, mund të jetë gjithashtu shenjë e problemeve të zemrës”, shpjegon Dr Khan.

Të vjella dhe ndjesi mbytjeje

Të vjella të papritura ose një ndjesi mbytjeje në fyt është gjithashtu diçka për të cilën duhet të keni kujdes.

Ndërsa jo për çdo nauze do të thotë se mund të ketë një problem serioze, por këto shenja të kombinuara me dhimbje të tjera, si dhimbje të forta gjoksi, është një shenjë se diçka nuk po shkon në trupin tuaj.

Të fikët

Nëse përjetoni të fikët e papritur, kjo është një tregues i një problemi shëndetësor.

“Nëse të fikëtit ose ndonjë simptomë tjetër bëhet problem, konsultohuni me një ofrues të kujdesit shëndetësor dhe caktoni një takim me një kardiolog”, thotë Dr Khan. Diskutoni simptomat tuaja, historinë mjekësore dhe faktorët e rrezikut me ta.

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të vlerësojë shenjat tuaja dhe do të kryejë një ekzaminim.

Frymëmarrje e shkurtër

Përpjekja për të marrë frymë nuk është një çështje e parëndësishme.

Kushdo që përjeton gulçim gjatë aktiviteteve të përditshme duhet të vizitojë mjekun e tij, veçanërisht nëse shoqërohet me dhimbje gjoksi – edhe nëse nuk duket e rëndë.

Djersitje e pazakontë

Ndjenja e nxehtësisë dhe djersitja e tepërt kur nuk keni kryer aktivitet fizik nuk duhet të injorohet dhe nëse kjo kombinohet me dhimbje gjoksi apo parregullsi të rrahjeve të zemrës, është e rëndësishme që të kontrolloni shëndetin tuaj.

Parregullsi të rrahjeve të zemrës

Parregullsitë në puls janë të zakonshme dhe joshqetësuese.

Nëse pulsi i zemrës është vazhdimisht i parregullt, rekomandohet vizita te mjeku./ DailyMail.co.uk

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re