Në mbledhjen e parë të organizuar fill pas betimit të kabinetit qeveritar në zyrën e presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka mbajtur nëj fjalim për t’u bërë të qartë disa gjëra minsitrave të rinj.

Në fjalën e tij ai shfaqi fenomenin e ndodhur gjatë qeverisë së mëparshme, kur PS nuk ishte në pushtet. Sipas tij, ministrat kishin marrë çdo dhuratë që duhet të qëndronte në magazinën e institucionit. Rama ua bëri të qartë se një gjë e tillë nuk do të tolerohej.

“Nga ministria kanë marrë pirunë, pjata, karrige duke e lënë magazinën bosh kur erdhëm ne në pushtet. Dhuratat e bëra gjatë kohës që mbani postin do të depozitohen në magazinën e institucioneve. Këto mund të duken si gjëra të vogla, por në fakt nuk janë të tilla dhe respektohen në çdo shtet. Çdo dhuratë që do merrni do të inventarizohet”– u shpreh Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re