Pas disa testimeve kompania “WizzAir” ka ulur avionët e saj në aeroportin e Kukësit ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. I pranishëm ka qenë edhe vetë kryeministri i cili ka ndarë pamjet në momentin kur avionët prekin pistën.

Rama shkruan se 4 destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

“Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re