Një masiv shkëmbor disa tonësh ka rënë nga lartësia duke i shkatërruar shtëpinë një familje nga Shëngjini.
Fatmirësisht 4 anëtarët e familjes kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi në momentin kur ka rënë masivi nuk kanë qenë në banesë.
Banorët pranë godinës së familjes 4 anëtarëshe kanë treguar se kur kanë dëgjuar zhurmën, kanë menduar se mos ka qenë ndonjë shpërthim bombule gazi.
Masivi shkëmbor ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të banesës private, siç tregojnë fotot e mëposhtme.
