Fshehur në një çese plastike dhe transportuar nga Maroku në Itali me anije për t’u shitur. Një rrugëtim dramatik që i shkaktoi probleme shëndetësore, aq sa u desh të dërgohej në spital.

Kështu ka ndodhur me një foshnjë të porsalindur, sipas hetimeve të policisë së Torinos, e cila me urdhër të prokurorisë ndaloi një çift marokenë dhe arrestoi dy bashkatdhetarë të tjerë.

Dyshohet se çifti ka sjellë në mënyrë të paligjshme të porsalindurën nga Maroku, duke e ekspozuar në rrezik për jetën e saj. Dy bashkëatdhetarët e tjerë akuzohen për bashkëpunim dhe u arrestuan në flagrancë në shtëpinë e tyre, teksa prisnin vajzën e vogël, për t’ia shitur një familjeje të tretë.

Rreziku i mbytje nga qesja plastike është i lartë, për shkak të asfiksimit.

Mediat italiane raporortojnë se pas trajtimin mjekësor foshnja është jashtë rrezikut për jetën.

/unionesarda.it

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko